20 February 2020
Kosova sonte nga ora 19:00 do të përballet me Islandën, në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ka përzgjedhur 12 basketbollistët që do të jenë në këto dy ndeshje: Edmond Azemi, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Leonard Mekaj, Mikaile Tmusiq, Urim Zenelaj, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku dhe Shawn Jones.