Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

2 Korriku, Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

  • 2 Korriku, Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë
  • 2 Korriku, Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë
2 July 2020

2 Korriku është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë. Shoqata Botërore e Mediave të Sportit është formuar më 1924, pikërisht më 2 Korrik dhe për këtë arsye kjo datë kujtohet si Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë. Gazetarët sportivë kanë një rol të madh në përcjelljen e ngjarjeve sportive, raportimin e saktë dhe të drejtë. Po ashtu gazetarët sportivë janë kyç në zhvillimin dhe masivizimin e sportit.

Pa gazetarët sportivë, vështirë se mund të paramendohen zhvillimi i ngjarjeve sportive kudo në botë. Ata e sjellin lajmin tek lexuesit e shikuesit për të qenë më afër ngjarjeve sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon gazetarët sportivë në Kosovë për kontributin e tyre gjatë dekadave me radhë, duke përcjellur ndeshjet e basketbollit dhe ngjarjet që organizon FBK-ja.