Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka lavdëruar punën e Sekretarës së Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku për punën që ka bërë me femrat në basketboll.
Kosnett ka përmendur punën e Dushkut në fjalimin e tij, duke marrë edhe shembuj tjerë të punës dhe suksesit në Kosovë, kurse Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së ka treguar edhe aftësi të madhe si lidere.
Ajo është arsyeja që shumë femra merren me sport, si dhe ka treguar aftësi në menaxhim, duke qenë shembull edhe për të tjerët në Kosovë.