Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bajra pret një sezon të mirë për Bashkimin

  • Bajra pret një sezon të mirë për Bashkimin
  • Bajra pret një sezon të mirë për Bashkimin
26 September 2019

Një nga skuadrat më me traditë në basketbollin e Kosovës është Bashkimi. Kjo skuadër gjithmonë ka luftuar për trofe, ose së paku ka qenë në top-4.

Këtë edicion portokallinjtë do t’i udhëheq trajneri Illmen Bajra. Ai pret një edicion të mirë me prizrenasit. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, edhe pse nuk jemi kompletuar me lojtarë, megjithatë deri më tani kanë shkuar sipas planit dhe jemi gati për edicionin e ri.

Bashkimi synon që të jetë sa më lartë në tabelë dhe të jetë një ekip stabil, siç ka qenë gjithmonë. Shpresoj se do të tregojmë lojëra të mira dhe tifozët të jenë të kënaqur me skuadrën tonë”, është shprehur Bajra për faqen zyrtare të FBK-së.

Bashkimi ndeshjen e parë në edicionin e ri do ta ketë të premten ndaj Lipjanit nga ora 19:00, përballje që zhvillohet në Gjakovë, sepse palestra në Prizren është e zënë.