Klubi i Basketbollit Bashkimi ka fituar Superkupën e Kosovës te femrat, duke mundur Prishtinën 80:73 (23:15, 21:17, 22:16, 17:22), në takimin që u zhvillua në Rahovec.
Basketbollistet e Bashkimit ishin më të mira në këtë përballje dhe me meritë arritën të triumfojnë në fund.
Ato e nisën mirë takimin dhe çerekun e parë e fituan 23:15, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në atë të dytë, që e fituan 22:17. Me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë. Periodën e tretë e fituan 22:16, derisa i fundit i takoi vashave prishtinase 22:17.
Te Bashkimi u dallua, Khadija Brown me 32 pikë dhe 17 kërcime, derisa atë e ndihmuan edhe Aisha Muhamed me 18 pikë, Arbnore Përquku me 15 dhe Saranda Daci me 12. Te Prishtina, Danisha Shaw realizoi 31 pikë.