Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi fiton Trepçën, barazohen me pikë

  • Bashkimi fiton Trepçën, barazohen me pikë
23 March 2014

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka arritur të shënojë fitore ndaj Trepçës, në ndeshjen që nisi sot në mesditë në Vushtrri.

Portokall-e-zinjtë e Bashkimit e nisën më mirë ndeshjen dhe epërsinë e krijuar në fillim të takimit arritën ta çojnë deri në fund, ku pas 40 minutave të plotësuara ata shënuan fitore me rezultat 73-80.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Bashkimit ndaj Trepçës këtë stinor, pasi që dy ndeshjet e zhvilluara në vjeshtë, mitrovicasit i kishin fituar.

Me këtë fitore Bashkimi dhe Trepça janë barazuar me pikë në tabelë, por mitrovicasit për shkak të koshaverazhit shumë më të mirë, qëndrojnë ende në vendin e tretë të tabelës.