Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Femrave.
Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Skuadra mitrovicase ka grumbulluar 19 pikë, derisa ajo kuqezi 15, duke u renditur në vendin e fundit.
Ndeshja më interesante e kësaj xhiro do të zhvillohet në mes Bashkimit dhe Penzës. Vashat prizrenase janë lidere me 27 pikë, kurse vashat pejane ndodhen në vendin e tretë me 23 pikë.
Sfida e fundit për këtë xhiro është Mabetex Prishtina-Kastrioti. Prishtinaset renditen në vendin e dytë me 26 pikë, kurse ferizajaset kanë grumbulluar 16 pikë, duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Superliga e Femrave - Java 15
E shtunë
12:00 Trepça-Vëllaznimi
19:00 Bashkimi-Penza
E diel
17:30 Mabetex Prishtina-Kastrioti