Në ndeshjen e fundit të xhiros së XXIII të IP Superligës së Kosovës të zhvilluar të hënën mbrëma në palestrën "Karagaçi" në Pejë, ndërmjet Boreas dhe Bashkimit, fitore ka shënuar skuadra nga Prizreni me rezultat 119:101 (36:28, 27:19, 29:25, 27:29).
Te Bashkimi më të dalluarit ishin Mikaile Tmusic me 35 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, Altin Morina me 20 pikë, 3 kërcime e 10 asistime dhe Ergin Grosha me 13 pikë e 6 kërcime.
Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Blend Matoshi me 26 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, CJ Carter me 18 pikë, 3 kërcime 10 asistime dhe Sami Hajzeri me 16 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.