Bashkimi ka arritur të mposht Pejën për herë të dytë këtë edicion,në ndeshjen e mbetur të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra e Bashkimit mbylli çerekun e parë me një avantazh të konsiderueshëm prej 8 pikëve(23:15).Më pas Peja u këndell në çerek të dytë ku arriti të ngushtojë rezultatin deri në 5 pikë(44:39),por që nuk mjaftoj për të mposhtur ekipin vendas që në fund fituan me rezultat 82:73.
Më të dalluarit te Bashkimi ishin Kayel Locke me 20 pikë e 7 kërcime,Justin Black me 18 pikë,6 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Alban Veseli me 19 pikë,Noah Dahlam me 18 pikë si dhe Roman Abramovici shtoj 15 pikë.