Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi vazhdon me fitore

  • Bashkimi vazhdon me fitore
20 November 2020

Skuadra e Bashkimit ka vazhduar me fitore në Superligën e Femrave.

Vashat nga Prizreni kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 66:99 (23:31, 15:17, 12:32, 16:19), në kuadër të xhiros së pestë.

Bashkimi, që kohë më parë fitoi Superkupën, e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 23:31. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën, që përfundoi 15:17, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 38:48.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku skuadra mysafire dominoi totalisht për të fituar 12:32, ndërsa pas 30 minutave rezultati në semafor ishte 50:80. 10 minutat e fundit ishin formalitet dhe Bashkimi shënoi fitore me rezultat 66:99.

Te Vëllaznimi u dalluan dyshja e huaj Sarah Mgbeike me 25 pikë e 11 kërcime dhe Raben Baker me 24 pikë e shtatë topa të vjedhur, ndërsa te Bashkimi më e dalluara ishte Saranda Daci me 29 pikë, 31 kërcime, pesë asistime dhe shtatë bllokada.

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e pestë radhazi, derisa vashat nga Gjakova pësuan humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi.

Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiro, Penza ka mundur Trepçën me rezultat 57:43 (15:9, 13:12, 14:10, 15:12).

Valbona Bytyqi dhe Ermelinda Xhukaj shënuan nga 15 pikë për Penzën, kurse Lorena Haxha kishte 14 pikë për Trepçën. Penza ka dy fitore dhe dy humbje, kurse Trepça një fitore dhe tri humbje.

Të shtunën do të takohen Kastrioti-Kosovahome Prishtina.