Klubit të Basketbollit Bashkimi (Meshkujt) i është larguar përkohësisht pengesa nga FIBA për regjistrim të lojaterëve dhe pengesa për pjesëmarrje në gara në Superligë.
Klubi prizrenas ka paguar një pjesë të dënimit prej 17 mijë euro, derisa për dhjetë muaj duhet të paguajë edhe shifrën e mbetur prej 43,000.00 euro, që në total bëjnë 60,000.00 euro.
Largimi i këtyre pengesave erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes me lojtarë (Samadan dhe Gruev) të cilët janë fitues të rastit gjyqësor ndaj KB Bashkimi.
KB Bashkimi do të garojë në Superligën e Kosovës për edicionin 2019-2020.