Në adresën e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) veçse kanë arritur urimet e para dhe përzgëzimet për Kuvendin Zgjedhor dhe rizgjedhjen e Erolld Belegut në postin e kryetarit të FBK-së.
Federata e Basketbollit e Sllovenisë e ka uruar kryetarin Belegu dhe dëshiron vazhdim të bashkëpunimit në çështjet që janë me interes dypalësh. Në urimin e nënshkruar nga kryetari Matej Erjavec dhe sekretari i përgjithshëm Radoslav Nesterovic thuhet se “Federata sllovene është e bindur se kjo zgjedhje do të kontribuojë edhe më tej në zhvillimin e basketbollit në Kosovë”.
Urim i veçantë ka ardhur edhe nga Federata e Basketbolllit të Francës. Kryetari i kësaj federate Jean Pierre Suitat ka përcjellë urimet e tij nëpërmjet zyrtarit për marrëdhënie me jashtë të federatës franceze dhe mikut të basketbollit kosovar Goran Radonjic.
Në urim thuhet se “Federata franceze është e bindur që votimi i djeshëm është rezultat i punës së bërë gjatë mandatit të kaluar nga kryetari Belegu dhe ekipi i tij”.
Urime në adresë të FBK-së kanë dërguar edhe federata e Irlandës, ajo e Qipros dhe federata e asociacione të tjera vendore e ndërkombëtare.