Skuadra e Borea-s nga Peja është anëtarja më e re e Superligës së Kosovës në basketboll.
Ekipi pejan ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Ligës së Parë kundër Dritës në takimin e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Bashkimi Selishta-Petriti” në Gjilan.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 100:68. Basketbollistët mysafirë prej fillimit të takimit e deri në fund kanë dominuar në parket dhe kështu në fund me lehtësi kanë triumfuar në këtë ndeshje të rëndësishme për ta.
Në fund medaljet për ekipet finaliste i ndanë Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme dhe Faton Kurshumlija, Komesar i Garave, derisa kupën kapitenit të skuadrës fituese ia ka dorëzuar Dushku.
Duhet theksuar se tashmë Drita do të luaj në play-out ndaj skuadrës që e mban vendin e shtatë në Superligë, Kerasan Prishtinës. Kjo e fundit do të luftoj për mbetje në elitë, derisa Drita për hyrje në elitë.