Lis Shoshi, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës:
"Kemi luftuar deri në fund, për asnjë moment nuk jemi dorëzuar, kemi qenë në lojë për 40 minuta, por në fund nuk ia dolëm. Plani ynë i ndeshjes ishte që Rumania të qëndroj sa më larg koshit tonë. Ne duhet të përgëzojmë Rumaninë për ndeshjen e treguar, e sidomos për trepikëshat e shënuar në castet më të vështira të ndeshjes. Ata ishin të mirë nga gjuajtjet nga largësia. Ne kemi luajtur pa Malcolm Armstead, ndërsa kanë munguar edhe dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për ekipin tonë, por duhet të përgëzojmë lojtarët e ri që e dhanë maksimumin në parket. Ata me të vërtetë e arsyetuan besimin e dhënë nga trajneri dhe me mjaft sukses e mbrojtën fanellën e Përfaqësueses".
Damir Mulaomerovic, përzgjedhës i Kosovës:
"Ne kemi luajtur mjaft mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por pas pjesës së parë kundërshtari ka bërë presion më të madh në ne. Në cerekun e katërt unë besoj që disa lojtarë të mi e kanë humbur vetëbesimin kur Rumania ka filluar të shënoj trepikësha të njëpasnjëshëm. Por kaq ishte, ne duhet të vazhdojmë tutje. Unë vetëm duhet të përgëzohet lojtarët e mi dhe skuadrën time pas një ndeshje të tillë. Ata e kanë dhënë më të mirën e tyre".