Fituesja aktuale e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka arritur që të shënojë fitoren e 13-të në ETC Superligë sonte.
Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj ekipit të Arben Krasniqit, me rezultat të thellë 121-79.
Me këtë fitore Sigal Prishtina ka arritur pikën e 27-të në ETC Superligë, derisa RTV 21 ka 11 pikë më pak në tabelë, që sonte u mposhtën në derbin e kryeqytetit.
Më efikasë te ekipi fitues kanë qenë ish dyshja e Pejës, Dardan Berisha dhe Alban Veseli me nga 21 pikë, derisa te RTV 21 janë dalluar të huajt, Derrio Green dhe Brendon Jenkins me 26, gjegjësisht 20 pikë.