Sot fillon Kampionati Evropian, Divizioni U18, për meshkujt në Oradea të Rumanisë.
Kosova është në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.
Ndeshja e parë është ndaj Hungarisë nga ora 15:15, sipas kohës në Kosovë, derisa synimi i basketbollistëve të Kosovës është të tregojnë ndeshje të bukura në këtë kampionat dhe të fitojnë përvojë.
Ndeshjet ku Kosova shihet si e përafërt me kundërshtarët janë ato ndaj Austrisë dhe Portugalisë. Sidoqoftë, Dardanët e rinj nuk kanë presion dhe udhëtojnë për të përfaqësuar sa më mirë vendin në këtë Evropian.
Orari i Kosovës
E premte (26 korrik)
15:15 Kosova-Hungaria
E shtunë (27 korrik)
15:15 Suedia-Kosova
E diel (28 korrik)
13:00 Kosova-Austria
E hënë-pushim
E martë (30 korrik)
19:45 Bjellorusia-Kosova
E mërkurë (31 korrik)
19:45 Portugalia-Kosova