Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman ka qenë ndër më të merituarit për startin pozitiv të Barcelona-s në edicionin e ri 2016/17 në Euroleague.
Doellman ka kontribuar me 23 pikë në fitoren e Barcës me rezultat 69:63 kundër Unics Kazan të zhvilluar sot në Kazan të Rusisë.
“Ishte mbrojtja jonë e fortë ajo që në fund na solli deri te fitorja. Në fillim të ndeshjes nuk ishim në nivelin e duhur në fazën e mbrojtjes. Ne ishim 10 pikë disavantazh në cerekun e katërt, por ishim në gjendje që të gjejmë zgjidhje për mbrojtje, rrëmbyem disa topa, patëm tranzicion të mirë dhe arritëm të shënojmë me lehtësi. Kjo pra ishte diferenca. Para kësaj ne luajtëm si të hezituar dhe jo në nivelin tonë. Nuk e sulmonim koshin. Mirëpo edhe kjo është pjesë e lojës, ne ia dolëm të rikuperohemi dhe me sukses në fund e realizuam misionin tonë”, ka deklaruar Doellman pas takimit.