Basketbollistët e Don Boskos të shtunën mbrëma kanë shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 70:68 në derbin e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Meshkujve.
Me këtë rast skuadra nga Prishtina ia ka shkaktuar edhe disfatën e parë në këtë edicion ekipit të Feronikelit që deri në këtë xhiro nuk ka ditur për humbje.
Pavarësisht kësaj humbje Feronikeli mbetet lider në renditjen tabelare të Ligës së Parë.
Më të merituarit për fitoren e Don Boskos ishin Gent Shala me 29 pikë e 18 kërcime, kurse 12 pikë ka shënuar Dion Haxhosaj dhe po aq pikë ka realizuar Rinor Ahmeti, ndërsa ai pati edhe 6 asistime.
Te Feronikeli më efikasit ishin Sami Hajzeri me 17 pikë, Mirza Muriq me 10 pikë e 12 kërcime, dhe Arti Hajdari e Desmond Gattis shtuan nga 12 pikë secili.
Pas 17 xhirove të luajtura deri më tani në Ligën e Parë të Meshkujve, Feronikel është lider me 16 fitore e 1 humbje, kurse Don Bosko zë pozitën e tretë me 13 fitore e 4 humbje.