Sot, janë bërë dy vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur kosovar, Gazmend Sinani. Ai kishte humbur jetën në një aksident trafiku.
Sinani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Gazi do të mbahet mend nga të gjithë, si një sportist shembull, luftarak dhe i dashur nga të gjithë.
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari Arben Fetahu dhe Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova kanë bërë homazhe te varri i Sinanit, duke vendosur edhe kurora me lule.
Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar dhe person të jashtëzakonshëm.
Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit.
Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Komuniteti i basketbollit asnjëherë nuk do të harrojë Gazmend Sinanin.