Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Drejtuesit e FBK-së bisedojnë me përfaqësuesit e klubeve, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe sezonin e ri

  • Drejtuesit e FBK-së bisedojnë me përfaqësuesit e klubeve, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe sezonin e ri
  • Drejtuesit e FBK-së bisedojnë me përfaqësuesit e klubeve, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe sezonin e ri
13 July 2020

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pasur një bisedë me përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, shumica e klubeve të Superligës, si dhe FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Drejtuesit e FBK-së kanë shprehur gatishmërinë e plotë për tu ndihmuar klubeve në këtë situatë aspak të lehtë për basketbollin e Kosovës dhe që ato të rikthehen sa më shpejt për edicionin e ri.  

Gjithashtu në këtë takim është biseduar për fillimin e edicionit të ri, kalendarit të garave, Superkupës, që pritet të organizohet para fillimit të garave të Superligës.

Përfaqësuesit e Klubeve kanë treguar për problemet që ballafaqohen dhe kanë bashkëbiseduar se si do të jetë edicioni i ardhshëm i garave. Klubet janë pajtuar për ndryshimet që do të bëhen në garat e edicionit të ri dhe shpresojnë të kenë një stinor sa më të mirë për basketbollin e Kosovës.

FBK-ja do të vazhdojë të ndihmojë klubet në çfarëdo forme që është e mundur të kalojnë këtë gjendje dhe të përgatiten për edicionin e ri.