Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) më 6 janar 2019 (e diel) do të organizojnë seminarin për trajnerë në prag të fillimit të stinorit pranveror.
Ligjërues në seminar do të jenë Damir Mulaomeroviç, Përzgjedhës i Kosovës me temën “Sporti kulmor dhe psikologjia e sportit kulmor”, Bilal Han Duru, Koordinator i gjeneratave të reja në KB EFES PILSEN me temën “Programet e veçanta tek gjeneratat e reja në EFES PILSEN (Organizimi, përgatitjet gjatë periudhave sezonale, mbrojtja, sulmi etj), si dhe Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi me temën “Përgatitja mentale e basketbollistëve/ve”.
Seminari do të filloj në ora 09:30 dhe do të mbaroj në ora 17:30.
Seminari është i ndarë në dy pjesë, ku teoria do të mbahet sallën e konferencave në hotel “International Prishtina” prej orës 09:30 deri në 13:30, derisa pjesa në praktikë do të mbahet në palestrën e sporteve të Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë prej orës 14:45 deri në 17:30.
Pjesëmarrja e trajnerëve është e obliguar, për të gjithë trajnerët e të gjitha kategorive pa asnjë përjashtim. Ata të cilët nuk e përcjellin seminarin e plotë, nuk do t’ju llogaritet pjesëmarrja.
Çmimi për pjesëmarrje në seminar është 20 euro.
Anëtarësimi në Shoqatë është 20 euro (për trajnerët të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim deri më tani).