Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar përgatitjet për fillimin e kualifikimev për Eurobasket 2017 dhe për sezonin e ri të basketbollit.
Bordi është informuar për rrjedhën e përgatitjes së kombëtares së Kosovës për kualifikimet për Eurobasket 2017 dhe për përgatitjet për organizimin e ndeshjeve kualifikuese. Bordi ka marrë vendime që kanë të bëjnë më fillimin e sezonit të ri të garave. Bordi ka miratuar propozicionet e garave për sezonin 2016/17 dhe aktete tjera normative të nevojshme për fillim të mbarë të sezonit. Bordi po ashtu ka vendosur të shpërbleje klubet e Kosovës që marin pjesë në gara ndërkombëtare.
Për pjesëmrarrje në FIBA Europe Cup FBK do të mbështesë Sigal Prishtinën dhe Pejën me nga 8,000€, shumë kjo që mund të rritet në 10,000€, nëse DSK në kohë destinon mjetet që i ka zotuar për FBK-në në bazë të memorandumit të bashkëpunimit. Për pjesëmarrje në ligën BIBL Bsahkimi dhe Trepça janë shpërblyer nga Bordi me nga 3,000€. Bordi po ashtu ka vendosur që që nga sezoni i ardhshëm të ketë shpërblime materiale për ekipet më të suksesshme në fund të sezonit në garat vendore.