Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka shpërblyer klubet e saj të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2016/17.
Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar, Sigal Prishtina është shpërblyer me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion, Bashkimit nga Prizreni i kanë takuar 6,000.00 euro.
Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në play-off të Superligës së Kosovës (krahas Sigal Prishtinës e Bashkimit, edhe Peja e Trepça) janë shpërblyer me nga 3,000.00 euro.
Skuadra kampione në Ligën e Femrave, Penza nga Peja është shpërblyer me shumën 2,000.00 euro.
Bordi i FBK-së në tetor të vitit të kaluar pati marr vendim të shpërblejë klubet e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.