Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Festa e basketbollit, në Gjakovë

  • Festa e basketbollit, në Gjakovë
23 March 2014

Faza përfundimtare e IPKO Kupë së Kosovës do të mbahet në Gjakovë, ku palestra Shani Nushi do t'i pret mijëra shikues nga e gjithë Kosova për tre ditë me radhë, derisa IPKO Kupa do të kuptojë pronarin e saj për këtë stinor.

Në mbledhjen e mbajtur ditë më parë të Bordit të FBK-së, Gjakova është përcaktuar të jetë nikoqire e KB Vëllaznimi do të merr përsipër organizimin e fazës finales të IPKO Kupës.

Prej datës 28 mars, e premte, deri më datën 30 mars, e diel, do të luhen ndeshjet në Gjakovë - që do të sjellin triumfuesin e IPKO Kupës.

Trepça-Besa, Drita-Bashkimi, do të jenë takimet çerekfinale të IPKO Kupës, ku fituesit do të shkojnë në gjysmëfinale, e pastaj shortit i bashkangjiten Sigal Prishtina (mbrojtësja e titullit të Kupës) dhe Peja.

E të dielën pritet të luhet finalja e madhe e IPKO Kupës.

Trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll e mban Sigal Prishtina pasi që kishte mposhtur stinorin e kaluar në Final Fourin e organizuar në Prizren, në palestrën Sezai Surroi, Pejën.