Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se nga 21 Marsi 2020 fillon trajnimi intensiv për gjyqtarë fillestarë të basketbollit. Numri i kandidatëve është i limituar. Trajnimi i gjyqtarëve do të udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.
Të drejtë të paraqitjes kanë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet si më poshtë:
1. Të jenë njohës të lojës së basketbollit (preferohet ish-lojtar-e)
2. Mosha 18-26 vjeç (meshkuj - femra)
3. Të jenë njohës të gjuhës angleze
4. Të deponojnë certifikatën shëndetësore
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten personalisht në zyrën e FBK-së ose në adresën elektronike: kordinatori@basketbolli.co