Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e Bashkimit në derbin kundër Pro Bet Prishtinës

  • Fitore e Bashkimit në derbin kundër Pro Bet Prishtinës
20 February 2018

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore në përballje me Pro Bet Prishtinës në kuadër të xhiros së XI të Ligës së Femrave në basketboll.

Takimi i luajtur në fundjavë në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren ka përfunduar me shifrat 75:63.

Përforcimet e fundit të Bashkimit, amerikanet Khadija Broën dhe Nicole Williams ishin ato që e bënë dallimin në parket. E para e përmbylli takimin me 22 pikë, derisa Williams ka kontribuar me 17 pikë.

Te prizrenaset me lojë të mirë janë shquar edhe Gresa Gashi me 20 pikë e 8 asistime dhe Aulona Muhadri me 10 pikë e 13 kërcime.

Në anën tjetër te mysafiret më efikaset ishin Ermelinda Shatri me 20 pikë dhe Irma Konjusha me 15 sosh.