Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e Golden Eagle Yllit kundër Bashkimit

  • Fitore e Golden Eagle Yllit kundër Bashkimit
21 January 2019

Golden Eagle Ylli ka triumfuar kundër Bashkimit në hapje të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së XV në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren ka përfunduar me shifrat 83:65 në të mirë të mysafirëve.                               

Më i merituari për triumfin e Golden Eagle Yllit ishte Alban Veseli me 26 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, kurse Clayton Everett ka shtuar 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Romelo Banks ka kontribuar me 18 pikë e 10 kërcime.

Te Bashkimi më efikasit ishin Jordan Caps me 22 pikë e 4 kërcime dhe Martin James me 16 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Ndërkohë fitore ka regjistruar edhe Z Mobile Prishtina, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 105:49.

Më të dalluarit te bardhekaltrit ishin Dardan Berisha me 16 pikë e 5 asistime, Edmond Azemi me 15 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Ahmed Bashir me 13 pikë e 5 kërcime.

Te skuadra mitrovicase koshashënuesit më të mirë ishin Besnik Azemi me 15 pikë e 7 kërcime, Dwane Miner me 14 pikë e 5 kërcime dhe Samir Zekiqi me 13 pikë e 4 kërcime.

Rahoveci ka shënuar fitore bindëse në përballje me Borean me shifrat 129:59.

Arian Qollaku me 28 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, Xhemalibardh Rexha me 22 pikë e 14 kërcime dhe Amir Kamari Maddred me 14 pikë, 8 kërcime e 3 asistime ishin më të dalluarit te ekipi nga Rehoveci, kurse te Borea më efikasit ishin Albin Berisha me 16 pikë dhe Lindi Shehu me 14 pikë e 5 kërcime.

Ponte Prizreni ka triumfuar në ballafaqim me Lipjanin me rezultat 101:74.

Koshashënuesit më të mirë te ekipi fitues ishin Elliot Cole me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Brandon Scott me 16 pikë, ndërsa te Lipjani më së shumti pikë kanë realizuar Qendrim Demi me 20 pikë dhe Arjan Mehmeti me 16 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.