Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e madhe e Bashkimit në kryeqytet, kampioni do të përcaktohet të shtunën në Prizren

  • Fitore e madhe e Bashkimit në kryeqytet, kampioni do të përcaktohet të shtunën në Prizren
25 April 2019

Të mërkurën mbrëma në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zhvilluar ndeshja e katërt finale e play-offit në Ligën e Femrave ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku kjo  e fundit ka arritur të triumfoj me rezultat 79:71.

Me këtë fitore të madhe të arritur në kryeqytet, skuadra nga Prizreni ka arritur të barazojë serinë finale në 2:2 dhe kështu ka mbetur që titulli i kampionit në Ligën e Femrave për edicionin 2018/19 të vendoset të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më të merituarat për fitoren e ekipit të Bashkimit ishin Danisha Shaw me 33 dhe Mary Stewart me 23 pikë.

Ermelinda Shatri e Irma Konjusha me nga 16 dhe Tykyra Williams me 13 pikë ishin më të dalluarat te Prishtina.

Ndeshja në përgjithësi u karakterizua me rivalitet shumë të madh, ndërsa përcaktues ishte çereku i katërt, në të cilin mysafiret ishin më të mira dhe e fituan me 8 pikë dallim 21:13.

Çereku i fundit nisi me barazimin 58:58, që ishte sinjal për përfundim dramatik.

Megjithatë, në 10 minutat e fundit Bashkimi u tregua skuadër më e mirë dhe nën udhëheqjen e Danisha Shaw arriti deri te fitorja shumë e rëndësishme.