Vëllaznimi ka shënuar fitore të dielën mbrëma kundër Prishtinës së Re me rezultat 64:56 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Meshkujve.
Më të merituarit për triumfin e ekipit nga Gjakova ishin Atik Koshi me 24 pikë e 3 kërcime, Robert Claypool me 20 pikë e 7 kërcime dhe Ardit Memqaj me 16 pikë e 4 kërcime.
Në anën tjetër te Prishtina e Re më efikasit ishin Luftim Cikaqi me 12 pikë, Rinor Ahmeti me 8 pikë dhe Engjull Sollova me 8 pikë.
Të hënën në program është ndeshja e fundit e xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Meshkujve, ku Drita është nikoqire e Kerasan Prishtinës.