Xhiroja e shtatë në Ligën e Femrave në basketboll u karakterizua me 116 pikët e shënuara nga basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti në përballje me Vushtrrinë, ndeshje kjo që ka përfunduar me shifrat 126:31.
Në këtë mënyrë basketbollistja bardhekaltër ia ka thyer rekordin Granit Rugovës, ish-basketbollistit të Prishtinës dhe të Përfaqësueses së Kosovës, tani Drejtor i Përfaqësueseve në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Rugova me fanellën bardhekaltër në duel me Mitrovicën në vitin 2009 i pati shënuar 110 pikë.
Ndërkaq në kuadër të xhiros së shtatë fitore kanë regjistruar edhe Bashkimi në ballafaqim me Vëllaznimin (83:43), pastaj Kastrioti triumfoi ndaj Trepcës (65:60) dhe Sfera ishte skuadër më e mirë se Drita (60:47).