Me dy ndeshjet e zhvilluara të enjten mbrëma, Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi dhe Trepça – Kerasan Prishtina ka përfunduar edicioni i rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në Therandë fitore ka regjistruar skuadra nikoqire me rezultat 84:74 (22:25, 21:11, 23:21, 18:17), kurse në Mitrovicë ishin “xehetarët” ata që triumfuan me shifrat 108:79 (29:21, 23:27, 24:18, 32:13).
Ndërkaq një ditë më parë Bashkimi e mposhti Pejën dhe kështu e siguroi pozitën e dytë në prag të garave të play-off-it, kurse të martën mbrëma Sigal Prishtina triumfoi në përballje me Rahovecin.
Vëllaznimi është ekipi që edicionin 2017/18 do të luaj në Ligën e Parë, kurse Kerasan Prishtina do të luaj në play-out për mbetje në Superligë.