28 February 2016
Xhiroja e XXI në Superligën e Kosovës në basketboll kaloi pa befasi, ku skuadrat favorite, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi shënuan fitore të pritura në përballje me rivalët e tyre.
Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 108:94, kurse Peja e ka mposhtur Trepçën me rezultat 85:61, derisa Bashkimi e ka mundur Vëllaznimin me shifrat 94:63.