Peja ka triumfuar kundër Vëllaznimit në ndeshjen e parë të xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 104:84.
Më të dalluarit te Peja në triumfin ndaj Vëllaznimit ishin Robert Abramovic me 27 pikë e 6 kërcime, dhe Arian Qallaku 26 pikë, 12 kërcime dhe 5 topa të vjedhur.
Në anën tjetër te ekipi gjakovar më efikasit ishin Beqë Kovaqi me 21 pikë e 16 kërcime, dhe Kreshnik Avdija me 20 pikë e 4 kërcime.
Ndërsa edhe Bashkimi e mposhti me lehtësi Rahovecin me rezultat 96-73, skuadra prizrenase është pranë sigurimit të vendit të dytë në renditjen tabelare, ku aktualisht i kanë grumbulluar 49 pikë.
Kayel Locke shënoj 20 pikë e 4 kërcime,derisa u ndihmua edhe nga Marko Popovic me 19 pikë.
Në anën tjetër, te Rahoveci më i dalluari ishte Altin Morina i cili ndaj ish skuadrës së tij shënoi 19 pikë e 7 asistime.
Në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në basketboll do të përballen Bashkimi-Peja që do të luftojnë për pozitën e dytë.