20 October 2013
Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar fitoren e dytë në ETC Superligë pas katër xhirove, duke e mposhtur lehtë në Prizren, Kastriotin e Ferizajit.
Koshashënuesit më të mirë te Bashkimi kanë qenë Josip Blajic, Justin Cecil dhe Dino Erceg, derisa te ekipi humbës janë dalluar me pikë të shënuara Bryce Cartwright, Hekuran Binxhia dhe Mustafë Merovci.
Me këtë fitore Bashkimi ka kërcyer në vendin e pestë të ETC Superligës, derisa Kastrioti në të shtatin, të parafundit.