Xhiroja e XIX në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të sjell tri derbi.
Të shtunën Rahoveci e pret Kerasan Prishtinë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 16:00, kurse Borea është nikoqire e Trepçës në “Karagaçi”, ndeshje kjo që do të luhet duke filluar nga ora 16:30, derisa Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin në një tjetër duel interesant të kësaj xhiroje. Ballafaqimi ndërmjet bardhekaltërve dhe ekipit nga Suhareka do të zhvillohet në ora 19:00.
Në të njëjtin termin në Prizren, Bashkimi është nikoqir i Pejës, ndeshje kjo në të cilën pritet që të dominojnë portokallinjtë, duke marr parasysh faktin se verdhezinjtë janë duke u paraqitur kryesisht me basketbollistë të rinj.