Xhiroja e pestë në Ligën e Parë të Kosovës karakterizohet me ndeshje mjaft interesante.
Të shtunën në Pejë me fillim nga ora 14:00 do të takohen Penza – United Basket, kurse të dielën janë në program katër ndeshje dhe në të gjitha pritet rivalitet i madh.
Prishtina e Re është nikoqire e Istogut, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 12:00, kurse dueli Feronikeli – Kerasan Prishtina do të zhvillohet duke filluar nga 17:00 në palestrën e sportit të Kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence”, kurse Vëllaznimi është mysafire e Don Boskos, takim ky që do të luhet në ora 19:00, si dhe Drita e pret Vushtrrinë në Gjilan në ora 19:30.
E shtunë
Penza – United Basket 14:00
E diel
Prishtina e Re – Istogu 12:00
Feronikeli – Kerasan Prishtina 17:00
Don Bosko – Vëllaznimi 19:00
Drita – Vushtrria 19:30