Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli e fitoi derbin kundër Trepcës

  • Golden Eagle Ylli e fitoi derbin kundër Trepcës
27 January 2019

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepcës të dielën mbrëma në prani të rreth 1500 shikuesve në palestrën "Minatori" në Mitrovicë me rezultat 81:75 në kuadër të xhiros së XVI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më të merituarit për triumfin e Golden Eagle Yllit ishin Clayton Everett me 23 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, Romelo Banks me 18 pikë e 10 kërcime, Garrius Holloman me 12 pikë, 18 kërcime e 5 asistime dhe Leonard Mekaj me 12 pikë, 4 kërcime e 6 asistime.

Te Trepca më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 18 pikë e 3 kërcime, Aaron Anderson me 15 pikë e 9 asistime dhe Besnik Azemi me 14 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Golden Eagle Ylli pas 16 xhirove në Superligë zë vendin e dytë me 11 fitore e 5 humbje, gjithsej 27 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Z Mobile Prishtina. 

Në anën tjetër Trepca ka bilanc prej 7 fitore e 9 humbje, me 24 pikë të tubuara që e renditin në pozitën e pestë në tabelë.

Ndërkohë fitore të dielën ka regjistruar edhe Ponte Prizreni në përballje me AFK Borean me shifrat 99:70.

Ekipi nga Prizreni zë pozitën e gjashtë në tabelë, kurse ai nga Peja të fundit.