Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Yllit i takoi kryendeshja e xhiros së XVI ndaj Rahovecit në IP Superligën e Kosovës

  • Golden Eagle Yllit i takoi kryendeshja e xhiros së XVI ndaj Rahovecit në IP Superligën e Kosovës
21 January 2018

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në kryendeshjen e xhiros së XVI në IP Superligën e Kosovës në basketboll kundër Rahovecit që është zhvilluar të shtunën në palestrën "13 Qershori" në Therandë.

Takimi i luajtur në prani të rreth 2000 tifozëve, ku të pranishëm ishin edhe tifozë të Rahovecit ka përfunduar me rezultat 99:86 (23:14, 17:21, 32:25, 27:26).

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy ekipeve ka mbretëruar prej fillimit të ndeshjes e deri në fund, ndonëse në pesë minutat e fundit të çerekut të tretë, vendasit ishin ata që krijuan një avantazh prej 15 pikëve, të cilin arritën ta ruajnë mjaft mirë deri në përmbyllje të takimit, i cili përfundoi me 13 pikë në favor të therandasve.

Më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Ylli ishin Arif Mehmetaj me 26 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, Artin Gashi me 25 pikë, 10 kërcime e 2 asistime, Michael Harmon me 25 pikë, 3 kërcime e 8 asistime dhe Dragan Sekelija me 13 pikë, 13 kërcime e 4 asistime.

Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Arian Qallaku me 18 pikë e 5 kërcime, Muhamed Hasani me 16 pikë, 4 kërcime e 8 asistime dhe Arti Hajdari me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Ndërkohë në kuadër të xhiros së XVI të IP Superligës së Kosovës fitore kanë regjistruar edhe Sigal Prishtina në përballje me Pejën (111:85), derisa Trepça ishte skuadër më e mirë se Kerasan Prishtina (88:75) dhe Bashkimi triumfoi në ballafaqim me Borean (97:70).