"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të dyja ekipet shfaqën një lojë të fortë fizike, të dyja ekipet luajtën mjaft mirë, por ishte çereku i tretë ai i cili e bëri dallimin në fushë, kur Hungaria u shkëput në rezultat në një pjesë të lojës të dhjetëminutëshit të tretë. Ata shënuan disa trepikësha në pjesën e dytë, që ishte një faktor i madh.
Ne patëm rastin të shohim një paraqitje të mirë nga Lis Shoshi në këtë ndeshje. Patëm shansin të fitojmë kundër Hungarisë, por ajo çfarë ndodhi në çerekun e tretë na kushtoi shumë. Ne ia dolëm ta ngushtojmë epërsinë e krijuar nga hungarezët në 6 pikë, por jo më shumë.
Unë ia uroj fitoren Hungarisë, është një fitore e madhe për ta në shtëpi, ndërsa ne padurim presim të luajmë kundër tyre në Prishtinë”.