4 June 2018
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U18, Ibrahim Karabeg dhe ndihmësit e tij Gyltekin Selimi dhe Ilmen Bajra, do ta mbajnë grumbullimin e radhës më (04.06.2018) me fillim nga ora 16:00 deri në 18:00.
Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është organizatore e Kampionatit Evropian U18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik 2018.
Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.
Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.