Përfaqësuesja U16 e Kosovës në konkurrencën e femrave, e udhëhequr nga kryetrajnerja Kimete Halitit do të zhvilloj stërvitje ditën e shtunë dhe të diel në palestrën e sportit të kolegjit "ISP" në lagjen "Marigona Residence" në Prishtinë.
Orarin dhe listën me emrat e basketbollistëve të ftuara mund t’i gjeni më poshtë.
Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.
Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova.
E shtunë
15:00-17:00
E diel
15:00-17:00
Lista e Kosova U16:
- Astera Tuhina
- Agnesa Rrahmani
- Enisa Kamerolli
- Arba Hashani
- Dea Pushkolli
- Fjolla Ajeti
- Diellza Dekaj
- Sara Vraniqi
- Anita Graica
- Vanesa Bojku
- Ervale Shabani
- Molika Muja
- Dije Daku
- Artina Hoxha
- Enisa Qerkini
- Greta Rasimi
- Brikena Rexhepi
- Vesa Ballazhi
- Erjona Krasniqi