Kompania HIB Petrol është sponsori i radhës i Përfaqësueses A të Kosovës.
Marrëveshja ndërmjet HIB Petrol dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar nga ana e drejtorit gjeneral të kompanisë HIB Petrol, Kujtim Bucaliu dhe kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu.
Në marrëveshjen e nënshkruar parashihet një pako e marketingut që FBK do t’ia ofrojë kompanisë HIB Petrol gjatë ndeshjeve të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
FBK e vlerëson lartë këtë “infuzion” të dhënë nga HIB Petrol, e cila është edhe kompania më e madhe e derivateve në vendin tonë.