Sot në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për Superligën e Kosovës, Ligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën
e Dytë të Meshkujve.
Edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar do të filloj më 30 shtator/1 tetor, ku në xhiron e parë do të takohen: Kerasan Prishtina – Golden Eagle Ylli, Trepça – Peja, Sigal Prishtina – Bashkimi dhe Borea – Rahoveci.
Ndërkaq në Ligën e Femrave edicioni 2017/18 do të filloj më 7/8 tetor, ku në xhiron e parë do të ballafaqohen: Sfera-Drita, Penza-Kastrioti, Vushtrria Basket - Trepça, Kalaja-Prishtina dhe Bashkimi - Vllaznimi.
Ndërkohë në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Meshkujve, edicioni i ri do të filloj më 15/16 tetor.