Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR. 17 I SUPERLIGËS ME 29, 30 e 31 janar 2016

2 February 2016

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Xhiros së XVII-të , të Ligës së Femrave të zhvilluara më 29, 30 dhe 31 janar 2016 , Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

PEJA : KERASAN PRISHTINA , 116:62 (29:22; 22:22; 41:05; 24:13)
Gjyqtaret : Faton Kurshumlija, Ngadhnjim Shabani, Blendi Fejza
Vezhguesi: Burim Koshi
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korekte dhe sportive.
Skuadra <B> korekte dhe sportive, përveç të lojtarit Kujtim Sadiku I cili per sjllje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 100,00€
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 1500.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur

VËLLAZNIMI : SIGAL PRISHTINA, 69:133 (13:35; 28:31: 12:39; 16:28)
Gjyqtaret: Atdhe Goçaj, Burim Berisha, Elldin Uglari
Vezhguesi: Alban Lumi
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE : Skuadra <A> korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Sportive. Numri I tyre ishte 120.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur

TREPÇA : GOLDEN EAGLE YLLI , 20:0 (rezultat zyrtarë)
Gjyqtaret: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Xhavit Beqiri
Vezhguesi: Lulzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korekte dhe sportive.
Skuadra <B> korekte dhe sportive, përveç të bankinës që në çerekun e IV të ndeshjes është ndëshkuar me GT për sjellje jo sportive dhe I njejti GT I është shënuar trajnerit Agron Berisha.

Kryetrajneri Agron Berisha konform nenit 50.3. për shkak të gabimit Diskualifikues dënohet me 100,00€ dhe sulmit fizik ndaj gjyqtarit të Xhelal Muminit suspendohet gjer në dhënien e dënimit konform akteve normative të FBK-së.

Ndeshja në 2:05 minuta para përfundimit të çerekut të IV është ndërprerë tek rezultati 73:70 në të mire të KB Trepça për shkak të sulmit fizik të kryetrajnerit të Golden Eagle Yllit, dhe konform nenit
36 të Rregullores së Garave Skuadra e cila është fajtore për ndërprerjen e ndeshjes e humb ndeshjen me rezultat zyrtar 0:20 dhe i takon zero (0) pikë.

SJELLJET E SHIKUESËVE:
Për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta konform nenit 49.3. KB Trepça Dënohet me 100,00 kurse për shkak të hyrjes së personave jo zyrtarë gjatë ndërprerjes së ndeshjes konform nenit 49.12. dënohet me 200,00€.
Numri I shikuesëve ishte 200.
REKLAMA e kompanisë IPKO ishte e vendosur

BASHKIMI : ka pushuar

V E N D I M

1. KUJTIM SADIKU, KB Kersan Prishtina, konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€
2. KB TREPÇA, konform nenit 49.3. të PG dënohet me 100,00€;
3. KB TREPÇA, konform nenit 49.12. të PG dënohet me 200,00€;
4. AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75,00€;
5 AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.3.të PG dënohet me 100,00€;
6. AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.3. të SUSPENDOHET automatikisht
gjer ne grumbullimin e fakteve dhe dhënien e dënimit meritor
7. XHAVIT BEQIRI, gjyqtar, për shkak të menaxhimit jot të mire të ndeshjes, konform nenit 54.9. të PG dënohet me dy ndeshje mos delegim ne tempo të delegimit në ndeshjet e Superligës.

VËRREJTJE ; dënimet sipas këtij Vendimi duhet të paguhen para xhiros së XVIII-të të Superligës.

PAGESAT E OBLIGIMEVE BËHEN NE TEB BANKE - NR.llog. 2011000087536041