Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR. 37. I ETC SUPERLIGA ME 18.MaJ 2015

  • INFORMATORI NR. 37. I ETC SUPERLIGA ME 18.MaJ 2015
19 May 2015

Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e tretë finale e Play-off-it të ETC Superligës të zhvilluar më 18Maj 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:

SIGAL PRISHTINA  - P E J A 20:0 (rezultat zyrtar)

Gjyqtaret: IvanMilicevic, Faton Kurshumlija,XhelalMumini,
Vëzhguesi: Nexhdet Hoxha
Organizimi i ndeshjes:  i mirë
Sjelljet e Skuadrave: 
Skuadra <A>korrekte dhe sportive.
Skuadra <B> ; KB Peja 1:30 minuta pa filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tek rezultati 39:26 në favor të KB Sigal Prishtina, është tërhequr nga fusha e lojës dhe nuk është paraqitur për zhvillimin e pjesës së dytë të ndeshjes edhe përkundër pritjes dhe kërkesës së personave zyrtarë të ndeshjes. Për këtë arsye, konform nenit 55.12. të Propozicioneve të Garave,KB Peja i humb të gjitha ndeshjet e mbetura të Play-off-it të ETC Superligës së Kosovës për stinorin 2014/2015.

KB Peja për shkak të mungesës së Logove të FBK në fanella konform nenit 48.13(gabimi i përsëritur) dënohet me 100,00€;

Sjelljet e shikueseve:për shkak të  hedhjes së shisheve nga masa plastike pas përfundimit te pjesës së parë KB Sigal Prishtina, konform nenit 49.3 të PG, dënohet me 100,00€.

Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura. 

Pas zhvillimit te ndeshjes së dytë  rezultati  i ekipeve është: 3 me 1 për KB Sigal Prishtina.

Pas braktisjes së fushës së lojës në ndeshjen e tretë finale të play-off-it, dhe regjistrimit të ndeshjes së tretë dhe ndeshjes së katërt finale të play-off-it me rezultat zyrtar,KB SIGAL PRISHTINA shpallet Kampion i ETC Superligës së Kosovës për edicionin 2014/2015.

 

V  E  N  D  I  M

  1. KB SIGAL PRISHTINA konform nenit 49.3.të PG dënohet me 100.00€;
  2. KB PEJA konform nenit 48.13(gabimi i përsëritur) të  PG dënohet me 100,00€.

Pas kompletimit të te gjitha argumenteve (deklaratave) të akterëve në lidhje me braktisjen e fushës nga ana e KB Peja dhe duke marrë parasysh dëmtimin e rëndë të imazhit të basketbollit që e shkakton braktisja e paarsyeshme e ndeshjes nga ekipi finalist, në bazë të Nenit 1.6 të PG, i propozoj Komisionit Disiplinor të FBK-së që në pajtim me aktet normative të FBK-së e për shkak të shkeljes së Propozicioneve të Garave të shqiptojë ndëshkimet në vijim:

  1. KB Peja të dënohet me gjobë prej 3.000,00€;
  2. KB Peja të diskualifikohet dhe të bie në rang më të ulët të garave;
  3. Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KB Peja, z. Gazmend Pupovci, të iniciohet procedurë disiplinore.