Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR. 6 I IPKO KUPËS 10.MARS 2015.

10 March 2015

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet finale  të   IPKO KUPËS SË KOSOVËS  të zhvilluara  më 08.Mars  2015  në Suharekë, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

Konkurenca e Femrave – FITUESE E KUPËS KB PRISHTINA

PRISHTINA – GOLDEN EAGLE YLLI  - 73:65 (20:15; 18:10; 16:17; 19:23)
Gjyqtarët: Atdhe Goçaj, Isa Prepreza, Ilhan Xhaka
Vëzhguesi: Alban Lumi
Organizimi i ndeshjes:  i mire
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive, përveç të trajnerëve të të dy ekipeve, të cilët janë ndëshkuar me GT, Fidan Shatri per shkak të reaigimit jo Sportiv të bankinës kurse Hasan Bytyqi për shkak të reagimit jo sportive të tij, dhe conform nenit 50.2. të PG dënohen me nga 50,00€;
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte  500.
Reklamat e sponsoruesëve(IPKO,TEB, ETC, Swiss Diamond, Tregtia, Baker Tilly, Digi Print) tëvendosura.

Medalet e arta dhe të argjendta për ekipe i dorëzuan anëtarët e Bordit të FBK,z. Kimete Haliti dhe z. Arben Fondaj kurse Kupën Zëvendës Drejtoresha e Departamentit të sportit, z. Afërdita Fazliu.

Konkurenca e Meshkujve – FITUESE E KUPËS   KB  P  E  J  A

SIGAL PRISHTINA - P  E  J  A  -  66:70 (10:23; 19:19; 21:17; 16:12)
Gjyqtarët:Faton  Kurshumlija,Xhelal Mumini, Xhavit Beqiri
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes:  i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive,
Skuadra <B> korekte dhe sportive përveç të zavendës trajnerit BUJAR LOCI i cili për sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve  është ndëshkuar me GT dhe konform nenit  50.2 Të PG dënohet me 75,00€.
Sjelljet e shikuesëve:
KB Peja për shkak te ndezjes se fishekzjarreve para perfundimit te ndeshjes nga ana e shikueseve te saj konform nenit 49.10 të PG të dënohet me 100,00€., kurse per shkak të hudhjes së gjësendeve të forta conform nenit  49.3. të PG dënohet me 100,00€;
KB SIGAL PRISHTINA , per shkat te hudhjes se gjësendeve të forta nga ana e shikuesëve konform nenit 49.3 te PG dënohet me 100,00€;
Numri i tyre ishte  2.000.
Reklamat e sponsoruesëve (IPKO, TEB, ETC, Swiss Diamond, Tregtia, Baker Tilly, Digi Print) vendosura.

Z. Besim Hasani dorëzoi medaljet e arta për basketbollistët e Pejës. Medaljet e argjendta për basketbollistët e Sigal Prishtinës i dorëzoi Z. Arben Fondaj, anëtar i Bordit të FBK-së, kurse Kupën Pejës ia dorëzoi Kryetari i FBK-së Z. Erolld Belegu.  

V  E  N  D  I  M

  1. FIDAN SHATRI,KB Prishtina konform nenit 50.2 Të PG  dënohet me 50,00€;

  2. BUJAR LOCI,KB PEJA, konform nenit 50.2. të PG,dënohet me 75,00€;

  3. HASAN BUTYQI,KB GOLDEN EAGLE YLLI, konform nenit 50.2.të PG dënohet me 50,00€;

  4. KB PEJA,  konform nenit 49,10. të PG dënohet me 100,00€;

  5. KB PEJA,  konform nenit 49.3. të PG dënohet me 100,00€

VËRREJTJE: dënimet e shqiptuara më lartë duhet të kryhen para fillimit të ndeshjes që do të zhvillohen më  14/15. Mars 2015. Në llogarinë e FBK-së në TEB bankë.