Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR.10 LIGA A E MESHKUJVE 25 dhe 26 Prill 2015

27 April 2015

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së X-të të LIGA <A> E MESHKUJVE të zhvilluara më 25/26.Prill 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

KOSOVA – MALISHEVA , 82:62 (29:19; 12:08; 11:18; 30:17)
Gjyqtarët: XHelal Mumini, Elion Obrtnica
Vëzhguesi: Muhamet Munishi
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç lojtarit Arton Hyseni i cili për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.. të PG dënohet me 50,00€ )gabimi i përsëritur;
Skuadra <B> korekte dhe sportive, përveç lojtarit Astrit Rexha i cili për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 25,00€, kurse për shkak të Gabimit Diskualifikues konform nenit 50.3.të PG dënohet me 50,00€;
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 50

KERASAN PRISHTINA-AS KASTRIOTI , 70:67 (07:21; 28::15; 15:16, 20:15)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Ilhan Xhaka
Vëzhguesi: Bekim Aliu
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive, përveç të lojtarit KUJTIM SADIKU I cli per sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve është ndëshkuar me GT dhe conform neni 50/ të PG (gabimi I përsëritur) dënohet me 50.00€. Skuadra <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 50

NEW BORN-RAHOVECI, 112:70 (31:20; 24:19; 23:14; 34:23)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Blendi Fejza
Vëzhguesi: Gzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive:
Sjelljet e shikuesëve: I mirë . Numri i tyre ishte 50


VENDIM

1. ARTON HYSENI, KB Kosova, konform nenit 50. të PG dënohet me 50,00€.
2. ASTRIT REXHA, KB Malisheva, , konform nenit 50.1. dhe 50.3. të PG dënohet me 75,00€.
3. KUJTIM SADIKU, KB Kerasan Prishtina conform nenit 50.të PG dënohet me 50.00€;

Shiko tabelen perfundimtare ketu.

Konform nenit 9.2. alineja 3. E Propozicioneve të Garave katër ekipet e para të ligës së parë A plasohen në plejof. Gjysmëfinalet e plejofit zhvillohen sipas formulës 1 vs 4, 2 vs 3. Në finale plasohet ekipi që i pari arrin 2 fitore. Ekipi më lart i ranguar në sezonin e rregullt e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit vajtje ardhje. Ekipi më lart i ranguar në sezonin e rregullt e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3. Në finale të plejofit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i ligës së parë shpallet ekipi që i pari arrin dy fitore. Finalja e plejofit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Ekipi më lart i ranguar në sezonin e rregullt e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3.. Kampioni i ligës së pare A, e fiton të drejtën të garojë në ETC Superligë në sezonin 2015-16. Finalisti i plejofit të ligës së parë A luan në plejaut me ekipin e parafundit të ETC Superligës.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë plasua dy ekipe me pike të njejta: NEW BORN dhe RAHOVECI, por të drejtën e pjesëmarrjes në Play-off e ka fituar konform nenit 45.1.1 të PG, KB NEW BORN pasi që në ndeshjet në mes vedi I ka dy fitore .

Nga vendi i parë gjer në vendin e tretë të tri ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë dhe renditja për gara në Play-off është caktuar konform nenit 45.1.4. dhe 45.1.5. të Propozicioneve të Garave, kështu që:

a/ AS KASTRIOTI për ndeshjet e Play-off-it është në pozitën e pare me një fitore dhe një humbje kundër KERASAN PRISHTINA por me koshdiferencë prej +5 pikëve më shumë të shënuara në ndeshjet ne mes vedi.

b/ KERASAN PRISHTINA për ndeshjet e Play – off-it është në pozitën e dytë pasi që kundër MALISHEVËS e ka një fitore dhe një humbje por me koshdiferencë prej +37 pikëve më shumë të shënuara;

c/ MALISHEVA, për ndeshjet e Play-off-it do të garojë nga pozita e tretë, pasi që kundër AS KASTRIOTIT dhe KERASAN PRISHTINËS ka nga një humbje dhe një fitore por me koshdiferencë prej -11 pikëve, gjegjsisht -37 pikëve.

Në gjysmë Finale të Play-off-it të Ligës –A- të meshkujve e cila do të zhvillohet më 02/03.Maj 2015. Do të takohen:

AS KASTRIOTI– NEW BORN, dhe
KERASAN PRISHTINA – MALISHEVA.