Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së XV-të të ETC Superligës të zhvilluara më 24/25 Janar 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
GOLDEN EAGLE YLLI - KOSOVA E RE BASHKIMI- 80:73 (22:07; 16:18; 18:23; 24:25)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Daut Mehmeti, Ardian Rrustemi
Vëzhguesi:Nexhdet Hoxha
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Shikuesit e KB Kosova e Re Bashkimi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hudh në fushën e lojës një mjet plasës dhe gjësende të lehta. Për këtë shkeleje KB Kosova e Re Bashkimi konform nenit 49.10. të Propozicioneve të Garave dënohet me 100,00€. Numri i tyre ishte 1.400
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe të IPKO ishin të vendosura
P E J A - B E S A – 97:58 (22:11; 18:06; 31:22; 26:19)
Gjyqtarët : Xhavit Beqiri, Artan Gashi, Ilhan Xhaka
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 250;
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe të IPKO ishin të vendosura
Gjyqtari ndihmës Mahir Spahija në detyrën e Proçesmbajtësit në palesët është paraqit 20 minuta pa filluar ndeshje me arsyetim se ka menduar qe ndeshja zhvillohet në ora 19,00. Për këtë shkelje të PG Mahir Spahija konform nenit 54.5. dënohet me 2 ndeshje mos ushtrimi të detyrës se proçesmbajtësit.
KASTRIOTI - T R E P Ç A - 75:91 (19:13; 23:28; 13:17; 20:33)
Gjyqtarët : Xhelal Mumini, Isa Prebreza, Burim Berisha
Vëzhguesi: Alban Lumi
Kontrollor: Hajrullah Rexhepi
Organizimi i ndeshjes: i mirë;
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive;
Skuadra <B> korekte dhe sportive përveç të lojtarit Fikret Hanxhiq, i cili për shkak të sjelljes jo sportive ndaj gjyqtarit është ndëshkua me GT dhe conform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 150;
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe të IPKO ishin të vendosura
VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA – 61:103 (20:32: 10:27; 2119; 10:25:)
Gjyqtarët : Daut Mehmeti, Astrit Kasapolli, Egzon Maloku
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: i mire
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> Korekte dhe sportive perveç momentit kur bankina ndeshkohet me GT ër sjellje jo sportive ndaj gjyqtarit. GT i është regjistruar trajnerit Hashim Rracit dhe konform nenit 50.2. të dënohet me 75,00€;
Z. Fadil Gjoshi, Përfaqsues zyrtar pas pushimit në pjesën e pare të ndeshjes , ka hyrë në deshtoren e gjytqtareve dhe në mënyrë arogante (sharje te lloj llojshme) ka ofenduar gjyqtarin Astrit Kasapolli, dhe konform nenit 50.4. dënohet me 100,00€ dhe 2 ndeshje mos kryerje të detyrave ne KB Vëllaznimi;
Skuadra <B> korekte dhe sportive.
Gjyqtari, Astrit Kasapolli, per shkak të ofendimeve arogante drejtuar z. Fadil Gjoshit, conform nenit 54.2. të PG dënohet me 2 ndeshje mos delegim në tempo të delegimit.
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive . Numri i tyre ishte 600.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe të IPKO ishin të vendosura.
V E N D I M
1. KB KOSOVA E RE BASHKIMI, konform nenit 49.10 të PG dënohet me 100,00€;
2. MAHIR SPAHIJA, procesmbajtës, konform nenit 54.5. të PG dënohet me 2 ndeshje mos ushtrimi të detyrës së procesmbajtësit.
3. FIKRET HANXHIQ, KB Trepça, konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€;
4. HASHIM RRACI, KB Vëllaznimi, Konform nenit 50.2. të PG dënohet me 75,00€;
5. FADIL GJOSHI, KB Vëllaznimi, konform nenit 50.4. të PG dënohet me 100,00€ dhe 2/dy/ ndeshje mos ushtrimi të detyrës në Klub’
6. ASTRIT KASAPOLLI, Gjyqtar, konform nenit 54.2. të PG dënohet me 2/dy/ ndeshje mos delegimi në tempo të delegimit;
VËRREJTJE:
Dënimet me para klubet duhet t`i paguajnë para xhiros së XVI të ETC Superligës e cila do të zhvillohet me 27/28.Janar 2015. Apo te njejtit nuk kane te drejtë ushtrimi të detyrës në Klub.
EKIPET te cilat kanë qenë vendase në xhiron e XV nëse nuk i dorëzojnë DVD të mërkurën më 28.Janar gjer nëorën 12,00, do të ndëshkohen sipas Propozicioneve te Garave.