I N F O R M A T O R I NR.2 I ETC SUPERLIGËS
Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga JAVA E II-të e ETC SUPERLIGA e zhvilluar më
09/10 Tetor 2013, Komesari i Garave bënë Regjistrimin e ndeshjeve:
P E J A - T R E P ÇA 83:63 (18:18, 29:13, 20:16, 16:16)
Gjyqtarët: Alban Vula, Arbnor Rifati, Vllaznim Rraci
Vëzhgues: Remzi Ramadani
Organizimi i ndeshjes: I mire
Sjelljet e akterëve:
Skuadra A: Korrekte pervëçë lojtarit me nr. 8 (House) i cili ndëshkohet me GT për sjellje jo sportive ndaj lojtarin Kundërshtarë per çka denohet me 50 € konform nenit 53/D -1, lojtarit me nr. 11(Ahmetbasic) ndeshkohet me GT për sjellje jo sportive per çka denohet me 50 € konform nenit 53/D -1 dhe Lojtarit me nr.14(Hysenagolli) i cili për reagim jo sportive gjithashtu ndeshkohet me GT per çka denohet me 50 € konform nenit 53/D -1.
Skuadra B: Korekte përveç të lojtarit me nr.8.(K.Prekazi) i cili ndëshkohet me GT për sjellje jo sportive me lojtarin kundërshta per çka denohet me 50 € konform nenit 53/D -1.
Sjelljet e shikuesëve: korekte dhe sportive.Numri I tyre ishte 800.
Panot e sponsorit ETC dhe IPKO – nuk ishin prezente per arsye se sponsori nuk e ka furnizuar klubin me reklama.
D R I T A - B E S A 86:77 (21:18, 19:18, 21:20, 25:21)
Gyqtarët: Mehdi Gashi, Edmond Raça, Isa Prebreza.
Vëzhgues: Alban Lumi.
Organizimi I ndeshjes I mire.
Sjelljet e aterëve: Skuaadra A dhe B korrekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesëve: Korrekte dhe sportive. Numri I tyre ishte 800.
Panot e sponsorit ETC – ishin prezente. Ndersa reklama e sponzorit IPKO - nuk ishte prezente per arsye se sponsori nuk e ka furnizuar klubin me reklama.
BASHKIMI - SIGAL PRISHTINA 80:106 (19:29, 24:22, 17:34, 20:21)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Hektor Grezda.
Vëzhgues: Burim Koshi.
Organizimi I ndeshjes: I Mirë. Në bazë të Vendimit të Bordit të FBK-ës edhe pse
Sjelljet e akterëve: Skuadra A korrekte pos te trajnerit Edin Kerveshi i cili per sjellje josportive u ndeshkua me GT per çka conform nenit 53/D-1 alineja 2 ndeshkohet me 75 €. Skuadra B Korekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive. Edhe pse Klubi, ka qenë I dënuar me një ndeshje pa prezencën e shikuesëve , Me vendimin e Bordit të FBK-ës është lejuar prezenca e tyre por vetëm e gjinisë femrore dhe fëmijëve. Numri i tyre ishte 200.
Panot e sponsorit ETC – ishin prezente. Ndersa reklama e sponzorit IPKO - nuk ishte prezente per arsye se sponsori nuk e ka furnizuar klubin me reklama.
R T V -21 - KASTRIOTI 89:53 (26:15, 25:13, 21:07, 17:18)
Gjyqtarët: Hajredin Zeka, Xhavit Beqiri, Ilhan Xhaka.
Vëzhgues: Tafil Hoxha
Organizimi I ndeshjes: Shumë I mire
Sjellja e akterëve: Skuadra A korekte dhe sportive përveç të Trajnerit A.Adinovic I cili ndëshkohet me GT për Shkak të shkeljes së nenit 23 alineja 3 e PG dhe dënohet sipas nenit 53/D-1,alineja 2 me 75€. Skuadra B korrekte dhe sportive.
Sjelljet e shikuesëve: Korekte dhe sportive. Numri I tyre ishte 300.
Panot e sponsorit ETC dhe IPKO – nuk ishin prezente per arsye se sponsori nuk e ka furnizuar klubin me reklama.
V E N D I M E
1. Frederick House (KB Peja) dënohet me 50€ konform nenit 53D/1 te PG.
2. Mirza Ahmedbasic (KB Peja) dënohet me 50€ konform nenit 53D/1 te PG.
3. Endrit Hysenagolli (KB Peja) dënohet me 50€ konform nenit 53D/1 te PG.
4. Korab Prekazi (KB Trepça) dënohet me 50€ konform nenit 53D/1 te PG.
5. Edin Kerveshi ( KB BASHKIMI) – denohet me 75 € konform nenit 53/D -1 alineja 2 te PG.
6. Adin Adinovic (KB RTV 21) - denohet me 75 € konform nenit 53/D -1 alineja 2 te PG.
Vërejtje:
Dënimet e cekura me lartë duhet të paguhen para fillimit të ndeshjeve të Javës së III në të kundërtën lojtarët dhe trajneri nuk kanë të drejtë loje deri sa dënimet nuk paguhen.