Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

INFORMATORI NR.5 I NDESHJEVE FINALE TË KUPËS SË KOSOVËS

22 February 2017

Në bazë të raporteve të vëzhguesve - raporteve plotësuese nga ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra) 2016/2017 të zhvilluara më 19.02.2017, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

SIGAL PRISHTINA – PEJA 77:66 (18:18, 18:22, 11:14, 30:12)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Elion Obertinca, Dardan Maxhuni
Vëzhguesi: Alban Lumi
Organizimi i ndeshjes: I mirë
Sjellet e akterëve:
Skuadra <A> DHE <B>

Edmond Azemi gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa, duke mos e respektuar kështu ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe për këtë arsye E. Azemi Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së dënohet me 300.00 euro.

KB Peja gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, me të pranuar medaljet e tyre janë larguar nga fusha, duke mos e pritur pranimin e medaljeve të ekipit fitues dhe Kupës, Sigal Prishtinës. Përkundër ftesës së Komesarit të Garave të FBK-së drejtuar trajnerit të KB Peja, Aleksandar Todorov, i njëjti nuk ka pranuar të kthehet në ceremoni, duke mos e respektuar ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet si josportiv dhe për këtë arsye A. Todorov, Konform Nenit 50.4 dënohet me 300.00 euro.

Sjelljet e shikuesve: Sipas Propozicioneve të Garave, Neni 28.2: Organizatori është i obliguar që në kërkesë me shkrim të ekipit mik dhe pas dhënies së pëlqimit me shkrim nga Komesari i Garave, 72 orë para fillimit të ndeshjes, të sigurojë bileta për shikuesit e saj. Komesari i Garave mund të japë pëlqimin e tij ose jo, pas konsultimit me organet e sigurisë. Parashtruesi i kërkesës e mban përgjegjësinë për shikuesit e vet dhe i nënshtrohen sanksioneve sikurse edhe vendësi për mos respektimin e Propozicioneve të Garave.
Me kërkesë të KB Peja në ndeshjen finale në palestër kanë qenë prezent shikuesit e saj, nga të cilët ka pasur hudhje të gjësendeve të forta, të cilat mund të shkaktojnë lëndime dhe për këtë arsye KB Peja mbanë përgjegjësinë për shikuesit e saj dhe Konform Nenit 49.3 dënohet me 300.00 euro.

Numri i shikuesve: 2.000

VENDIME:

Edmond Azemi, lojtar i KB SIGAL Prishtina, Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së për edicionin 2016/17 dënohet me 300.00 euro për sjellje josportive.

Trajneri i KB Peja, Aleksandar Todorov, Konform Nenit 50.4 dënohet me 300.00 euro për sjellje josportive.

KB Peja për shkelje të Nenit 28.2 dhe Konform Nenit 49.3 dënohet me 300.00 euro.

PENZA– PENTI PRISHTINA 77:81 (16:20, 17:21, 24:18, 20:22)
Gjyqtarët: Atdhe Goqaj, Ngadhnjim Shabani, Blendi Fejza
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj
Organizimi i ndeshjes: I mirë
Sjelljet e akterëve
Skuadra <A> DHE <B> korrekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesve: Sportive
Numri i tyre: 1.200